RTSH 24 Live

Sociale

20 korriku, dita Kombëtare e Veteranit

19/07/2021

20 korriku,  dita Kombëtare e Veteranit

Afro 77 vjet pas përfundimit të Luftës Nacional çlirimtare, veteranë të luftës dhe familjarë të tyre përkujtojnë ata që sakrifikuan për atdheun. Në prag të 20 korrikut, ditës kombëtare të veteranit, Odise Porodini, drejtues i organizatës së veteranëve të LANÇ thotë se kjo duhet të jetë një ditë e shënuar për gjithë shqiptarët për të përkujtuar e nderuar ata që sollën çlirimin e vendit. 
Ndonëse numri i veteranëve të LANÇ bëhet gjithmonë e më i vogël, Organizatës i shtohen pasardhës së veteranëve. Organizata e veteranëve të LANÇ do të organizoj nesër një aktivitet, për të kujtuar e nderuar kauzën e lanc dhe ata që sakrifikuan për atdheun.