RTSH 24 Live

Kronika

2 ton naftë kontrabandë në shtëpi, policia arreston 47-vjeçarin në Tiranë

21/09/2022

2 ton naftë kontrabandë në shtëpi, policia arreston 47-vjeçarin në Tiranë

A. H., ka rënë në pranga të policisë së Tiranës pasi në ambientet e jashtme të banesës ju gjet një depozitë metalike, e mbushur me 2000 litra naftë, të dyshuara të kontrabanduara. Sipas njoftimit të policisë 47-vjeçari e mbante naftën e kontrabanduar, me qëllim tregtimin e saj.

Policia sekuestroi sasinë e naftën së kontrabanduar.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas tregtonte naftë të kontrabanduar, në banesën e tij, në Kashar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Diesel 3".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 47 vjeç, banues në Kashar, pasi në ambientet e jashtme të banesës së tij u konstatua një depozitë metalike, e mbushur me 2000 litra naftë, të dyshuara të kontrabanduara.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 47-vjeçari e mbante naftën e kontrabanduar, me qëllim tregtimin e saj", thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/