RTSH 24 Live

Kronika

18 drejtues mjetesh të arrestuar dhe të proceduar në vetëm një javë, Policia Rrugore gjobit qindra shoferë

15/08/2022

18 drejtues mjetesh të arrestuar dhe të proceduar në vetëm një javë, Policia Rrugore gjobit qindra shoferë

18 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe proceduar penalisht nga Policia Rrugore për kryerjen e shkeljeve të ndryshme, vetëm në javën që lamë pas. 

Po ashtu janë goditur 5 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer, duke e çuar kështu në 109 numrin e rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, të goditura që nga fillimi i këtij viti.

Janë ndëshkuar me masë administrative 707 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 291 të tjerë për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 2145 drejtues ndërsa janë pezulluar 130 leje drejtimi, për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 354 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve si edhe janë hequr 7 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës, duke e çuar kështu në 387 numrin e targave të hequra që nga fillimi i këtij viti.

/rtsh.al/