RTSH 24 Live

Aktualitet

15-vjetori i Pavarësisë/ Posta Shqiptare emeton pullën e re me simbolet e Kosovës dhe Shqipërisë

17/02/2023

15-vjetori i Pavarësisë/ Posta Shqiptare emeton pullën e re me simbolet e Kosovës dhe Shqipërisë

Me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,  Posta Shqipare ka emetuar një pullë të re që shënon këtë ditë të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të kësaj pulle me simbole të Kosovës dhe Shqipërisë.

Përveç funksionit të tyre kryesor, pullat postare janë shndërruar në vite në objekte kujtimi dhe vlerësimi për ngjarje, personazhe apo data të rëndësishme.

/rtsh.al/