RTSH 24 Live

Sociale

15 ndërmarrje ujësjellësi për 61 bashki, si pritet të ndikojë reforma në detyrimet e prapambetura?

29/03/2023

15 ndërmarrje ujësjellësi për 61 bashki, si pritet të ndikojë reforma në detyrimet e prapambetura?

Brenda 2023 pritet të përfundojë procesi i rajonalizimit të ndërmarrjeve të ujësjellësit në vend.

Reforma synon përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe reduktimin e detyrimeve të prapambetura të akumuluara ndër vite nga këto ndërmarrje.

Rajonalizimi i shërbimit të ujësjellësve në vend është një ndër reformat kryesore të sektorin e ujit. Me anë të kësaj reformë parashikohet parashikohet të jenë 15 ndërmarrje sh.a. nga 58 që ishin më parë.

Me riorganizimin e ndërmarrjeve të ujësjellësit do të reduktohen shpenzimet e tepërta administrative, rritje të investimeve dhe përmirësim të cilësisë së shërbimit.

Problematike e kahershme për këto ndërmarrje janë detyrimet e prapambetura të akumuluara ndër vite. Por a pritet të ndikojë kjo reformë në çmimin e shërbimit që marrin qytetarët?

“Nga tendeca nuk pritet të ketë ulej të çmimit për qytetarët, pasi shumë nga këto sha kanë kërkuar të rritet çmimi”, tha Agron Haxhimali, drejtor ekzekutiv Instituti për Bashkitë e Shqipërisë.

Haxhimali nga ana tjetër e konsideron si një lajm jo të mirë kalimin e 51% të aksioneve të 15 ndërmarrjeve të ujësjellësit në përgjegjësinë e pushtetit vendor pas kjo sipas tij kjo nuk i shërben parimit të decentralizimit të qeverisjes.

/rtsh/