RTSH 24 Live

Aktualitet

14 persona pozitiv me Covid-19 në vend, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

03/05/2022

14 persona pozitiv me Covid-19 në vend, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

14 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë humbje jete janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga 502 testime, rastet pozitive kanë rezultuar në këto bashki:  11 në Tiranë, nga 1 qytetar në Fier, Patos, Gramsh.  

Aktualisht janë 356 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.

Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,339 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Maj 2022)

Raste të reja ditore           14

Të shëruar në 24 orë        33

Të shtruar në spitale         6

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 502

Testime totale               1,808,310

Raste pozitive                  275,191

Raste të shëruara            271,339

Raste Aktive                         356

Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            228

Fier                  43

Vlorë               30

Gjirokastër     13

Shkodër         9

Elbasan          9

Korçë              8

Durrës              7

Berat                3

Kukës               3

Lezhë               3

 /rtsh.al/