RTSH 24 Live

Politikë

12 amerikanë betohen si vullnetarë të Korpusit të Paqes në Shqipëri, Kim: Do sjellin ndryshimin

03/12/2022

12 amerikanë betohen si vullnetarë të Korpusit të Paqes në Shqipëri, Kim: Do sjellin ndryshimin

12 shtetas amerikane u betuan që do të shërbejnë në Shqipëri për 2 vite si vullnetarë të Korpusit të Paqes. Në ceremoninë e betimit, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim shprehu besimin se me punën e tyre ata do të ndihmojnë në zhvillimin e vendit.

Nxis secilin prej jush të hapni zemrat, të bashkoni duart me fqinjët shqiptarë, të ëndërroni, të guxoni dhe të arrin gjëra që duken të pamundura”, tha Kim.

Edhe drejtoresha e Korpusit të Paqes për Shqipërinë dhe Malin e zi, Megan Wilson u kërkoi vullnetarëve të rinj të guxojnë për të sjellë ndryshimin.

Vullnetaret e Korpusit të Paqes do të punojnë me bashkitë, organizatat komunitare dhe shkollat në të gjithë vendin.

Korpusi i Paqes rikthehet në vendin tonë pas 2 vitesh mungesë. Më herët 900 vullnetare të Korpusit të Paqes kanë shërbyer në Shqipëri.

Korpusi i Paqes u themelua në vitin 1961 nga presidenti John Kennedy, me qëllimin për të kontribuar në zhvillimin e vendeve pritëse dhe për të promovuar mirëkuptimin ndërkulturor mes amerikaneve dhe njerëzve të kombeve të tjera.

/rtsh.al/