RTSH 24 Live

Aktualitet

110 vjetori Pavarësisë, shqiptarët “veshin” Londrën kuq e zi

29/11/2022

110 vjetori Pavarësisë, shqiptarët “veshin” Londrën kuq e zi

Qindra shqiptarë dolën në rrugët e Londrës me makina gjatë natës për të festuar ditën e Pavarësisë. Pamjet video të shpërndara në internet tregojnë makinat Lamborghini, Mercedes, Audis, Range Rovers dhe Porsche 4x4 në rrugët rreth Westminsterit ndërsa oficerët e Policisë Metropolitane përpiqen të lëvizin automjetet për të liruar trafikun.

Në klipe të ndryshme shihen shqiptarët duke valëvitur flamurin kuqezi teksa varen nga xhamat e makinave të tyre dhe duke u rënë borive. Diku tjetër të vajzat e reja kishin veshur fustane tradicionale dhe kërcenin në rrugë.

Fishekzjarret u lëshuan ndërsa vargu i gjatë i automjeteve u binin vazhdimisht borive për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë, e cila përkujtohet çdo vit më 28 nëntor. 

/rtsh.al/