RTSH 24 Live

Rajon

11 viktima dhe 6 të plagosur, Mali i Zi shpall 3 ditë zie kombëtare pas tragjedisë në Cetinjë

12/08/2022

11 viktima dhe 6 të plagosur, Mali i Zi shpall 3 ditë zie kombëtare pas tragjedisë në Cetinjë

Mali i Zi shpall 3 ditë zie kombëtare, pas tragjedisë në Cetinjë, ku një person vrau 10 qytetarë, plagosi 6 të tjerë dhe më pas edhe ai vet u vra në rrethana ende të paqarta. Vendimi për 3 ditë zie kombëtare u mor nga kryeministri, Dritan Abazoviç dhe qeveria që ai drejton.

Tragjedia në Cetinje ku u vranë 10 persona dhe 6 të tjerë u plagosën është ndër më të rëndat në historinë e Malit të Zi. Edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka reaguar për tragjedinë. Ai e ka konsideruar ngjarjen një tragjedi të paprecedentë.

"Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për tragjedinë e tmerrshme në Cetinje. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave, për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Ne si shoqëri duhet të solidarizohemi me ta në këto të momente të vështira”, shkruan presidenti në llogarinë e tij në Twitter.

Prokurorja e çështjes, Andrijana Nastiç, njoftoi për mediat malazeze se janë gjetur nëntë persona të vdekur në vendin ku ka ndodhur sulmi. Qendra Klinike njoftoi më pas se kanë ndërruar jetë edhe dy persona të tjerë për shkak të plagëve të marra. Prokurorja tha se në mesin e viktimave janë edhe 2 fëmijë.

/rtsh.al/