RTSH 24 Live

Aktualitet

10.134 vaksinime në 24 orë, nisi sot vaksinimi i stafeve të hotelerisë

17/04/2021

10.134 vaksinime në 24 orë, nisi sot vaksinimi i stafeve të hotelerisë
 

Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për të moshuarit +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Në 24 orët e fundit janë kryer 10,329 vaksinime. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 304,498 doza të vaksinës ndaj COVID19.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Ndërsa të shtunën nisi vaksinimi i të gjitha stafeve të hotelerisë që do të sjellë një lehtësim për sezonin turistik.

Këtë fundjavë pritet të mbërrijnë në Shqipëri 90.800 vaksina AstraZeneca.