RTSH 24 Live

Politikë

Zingraf: Reforma në Drejtësi ka nevoje për kohë dhe mbështetje që të ecë përpara!

23/07/2021

 Zingraf: Reforma në Drejtësi ka nevoje për kohë dhe mbështetje që të ecë përpara!

 


Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf, ka deklaruar se Reforma në Drejtësi ka nevoje për kohë dhe mbështetje që të ecë përpara. deklaratën e tij zoti Zingraf e bëri nga Korça pas një takimi me kryetarin e Bashkisë Sotiraq Filo. "Ne e kemi parë që reforma ka efektet e saj dhe ka nevoje për kohë që të ece përpara, reforma kërkon të gjithë mbeshtetjen , me mbeshtetje mund të arrithet. Qasjetet pragamatike dhe praktike  mund të ndihmojnë instiucionet që të vendosin të çojnë përpara arkitekturen e re te reformes, dhe ka nevoje  te vazhdoje te ece perpara".
Lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është shprehur që do të vazhdojnë të punojnë me partnerët. 
"A do të hapen negociatat për Shqipërinë këtë vit?.“Është një pyejte 1 milion dollarshe" tha zoti Zingraf. "Ne duam ti respektojme premtimet tona si Bashkim Europian, por nuk varet nga ne, dhe po ne duam të shkojmë atje dhe të bejme gjithcka që mundemi me partneret" tha zoti Zingraf.
I pyetur lidhur me marrëdhëniet qeveri - opozitë pas zgjedhjeve të reja dhe fillimit të sesionit parlamentar, ambasadori Zingraf sugjeroi bashkëpunimin për reformat. "Une e kuptoj që do të kemi një parlament ndryshe përsëri pas rikthimit të opozitës në parlament. Të dy partnerët kanë thënë  që reforma zgjedhore duhet të vazhdoje pasi ka gjera që nuk jane zgjidhur vitin e kaluar dhe secili partner eshte shprehur që do të shkojnë  pas asaj çfarë ka mbetur mbrapa! Unë do të mireprisja vazhdimësinë e procesit të kësaj reforme".