RTSH 24 Live

Botë

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në BE nuk duhet të zgjasë, të përshpejtohet procesi

01/07/2022

 Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në BE nuk duhet të zgjasë, të përshpejtohet procesi

Ndërsa dy raketa ruse janë lëshuar mëngjesin e 1 korrikut drejt një ndërtese apartamentesh shumëkatëshe dhe një qendër rekreacioni në qytetin piort jugor të Odesa ku për pasojë 17 persona humbën jetën, mes të cilëve katër fëmijë, Presidenti Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një proces më të shpejtë të anëtarësimit të Ukrainës në BE. Për Zelenskyn ky proces nuk duhet të zgjasë për vite apo dekada, raporton BBC.

"Ne duhet ta mbulojmë këtë rrugë shpejt. I bëj thirrje të gjithë atyre që mbajnë poste qeveritare që ta shohin detyrën e tyre, punën drejt anëtarësimit në BE, si betejë të vijës së parë për shtetin tonë, për Ukrainën, për ju dhe mua. Ne duhet të punojmë në përgatitjet për t'u bashkuar me BE me të njëjtin intensitet dhe përgjegjësi që kemi vënë në përgatitjen për kandidaturën”, tha presidenti ukrainas.

Në Samitin e BE-së zhvilluar në Bruksel më 23 qershor, u vendos që Ukrainës t’i jepej statusi i vendit kandidat.

/rtsh.al/