RTSH 24 Live

Teknologji

Virusi që ka sulmuar kompjuterët e rinj Mac

22/02/2021

 Virusi që ka sulmuar kompjuterët e rinj Mac

Rreth 30 mijë kompjuterë Mac të Apple në të gjithë botën janë infektuar me një virus misterioz. Lajmi njoftohet nga ekspertët e “Red Canary”.

Ky virus, që kompania e ka quajtur “Silver Sparrow”, duket se funksionon natyrshëm në çipin e ri të Apple M1 që për herë të parë u prezantua në muajin Nëntor.

Ekspertët nuk e kanë ende të qartë qëllimin e këtij virusi, por thonë se ka një mekanizëm vetëshkatërrues. Ata e konsiderojnë një kërcënim këtë virus kibernetik.

Silver Sparrow ka infektuar kompjutera Mac në 153 vende që prej 17 Shkurtit, kryesisht në SHBA, Mbretëri të Bashkuar, Kanada, Francë dhe Gjermani.