Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të deputetëve në Kukës, Berisha ka deklaruar se kandidati Emri Vata ka besimin e plotë të ligjëvënësve demokratë.
Sipas Berishës, kandidati i së majtës është kopje e Edi Ramës.
“U shpreh solidariteti i plotë me Emri Vatën, i cili garon në Bashkinë e Kukësit pas një demaskimi moral dhe të gjithanshëm të përfaqësuesit të Edi Ramës, i cili ishte një copy-paste i Edi Ramës.
Emri Vata ka besimin e plotë të të gjithë deputetëve të PD, besim se ai votën do e kthejë në shërbime transparente dhe përkushtim për qytetarët e Kukësit”, u shpreh Berisha për mediat.
Berisha u ka bërë thirrje të gjithë kuksianëve, “që kanë qendrën e votimit në Kukës, të vijnë ditën e diel dhe me votën e tyre të firmosin fillimin apo agun e një ndryshimi të madh që e pret Shqipërinë.
Në mbledhje u diskutua gjerësisht mbi axhendën parlamentare, u morën vendime të cilat zoti Bardhi do ua komunikojë. Unë them se ishte një mbledhje shumë e frytshme”.
/rtsh.al/