RTSH 24 Live

Sociale

“Vals me të rinjtë”, balerini Eno Peçi shfaqje në Sheshi "Skënderbej" më 6 korrik

27/06/2022

“Vals me të rinjtë”, balerini Eno Peçi shfaqje në Sheshi "Skënderbej" më 6 korrik

Më 6 korrik, në Sheshin “Skënderbej”, qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë shfaqjen e koreografit dhe yllit të baletit të skenave botërore Eno Peçi, shijoni dhe festoni magjinë e kërcimit.

Ky aktivitet organizohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Ambasadën e Austrisë në Tiranë.

Ai vjen si pjesë e programit "Rinia krijon kulturë" të Tirana EYC 2022, i cili synon të nxisë rininë për të eksploruar mënyrat se si kultura dhe arti mund të vihen në dobi të jetës së tyre të përditshme, por edhe të kthehen në një mjet të fuqishëm për ndryshime pozitive afatgjata.

/rtsh.al/