RTSH 24 Live

Sociale

“Urdhëri i psikologut”: “Të hapen qendra ditore terapeutike”

07/12/2022

“Urdhëri i psikologut”: “Të hapen qendra ditore terapeutike”

Çregullimet e shëndetit mendor në popullatën shqiptare janë të pamatshme  dhe situata është  rënduar edhe më shumë pas tërmetit dhe pandemisë. “Urdhëri i piskologut” konstaton se mbajtja nën monitorim e individëve që vuajnë nga këto çregullime është bërë mision i pamundur, ndërsa rekomandon hapjen e sa më shumë qendrave ditore terapuetike.

Rekomandimi erdhi pasi të martën një person që dyshohet se është i sëmurë mendor goditi me grusht kreun e opozitës Sali Berisha ndësa ai po shkonte të merrte pjesë në një protestë antiqeveritare të organizuar prej tij.

“Urdhri i psikologut” thotë se kjo mund të përsëritet çdo ditë dhe çdokush nga ne është i rrezikuar për sa kohë nuk dimë se sa dhe ku qëndrojnë këto problematika.

Për individët me çregullime të shëndetit mendor mbetet problem mbajtja nën monitorim të vazhdueshëm që nga mjeku i parësorit deri tek hallka fundore është familjari që kujdeset për terapinë e detyruar.

 

/ rtsh.al /