RTSH 24 Live

Botë

Uragani Ian/ Anulohen të gjitha fluturimet! NASA shtyn misionin për në hapësirë

29/09/2022

 Uragani Ian/ Anulohen të gjitha fluturimet! NASA shtyn misionin për në hapësirë

Uragani Ian i cili ka goditur Floridën, përveç dëmeve të mëdha që ka shkaktuar ka sjellë anulimin e të gjithave fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar i Jacksonville, në veri-lindje të Floridës.

Në një njoftim nga aeroporti thuhet se terminali i tij do të mbyllet dhe pasagjerët duhet të kontaktojnë linjën e tyre ajrore për opsionet e riprenotimit.

Një ditë më parë rreth 1,961 fluturime brenda, brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara u anuluan.

Ndërkohë NASA ka shtyrë misionit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Misioni ishte planifikuar të nisej nga Qendra Hapësinore Kennedy në bregun lindor të Floridës të hënën, 3 tetor. Ndërkohë tani ende nuk ka një datë për nisje.

“Ekipet e misionit do të vazhdojnë të monitorojnë ndikimet e Ian-it në Bregun Hapësinor dhe Qendrës Hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida dhe mund të rregullojnë sërish datën e nisjes, sipas nevojës”, tha agjencia amerikane e hapësirës në një postim.

Uragani Ian ka sjellë dhe ndërprerje të energjisë elektrike për më shumë se 2 milionë konsumatorë.

/rtsh.al/