RTSH 24 Live

Sociale

Ura e Belinës në Patos, rrezikon të shembet

28/07/2022

   Ura e Belinës në Patos, rrezikon të shembet

Një urë e rëndësishme lidhëse mes fshatrave dhe qytetin, ura e Belinës në Patos, rrezikon të shembet. Këmbët e urës janë dëmtuar, ndërsa edhe rruga lidhëse me të përbën rrezik për drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës. Ata tregojnë se ndërhyrja duhet bërë sa nuk është vonë.

Ura e gjatë jo më shumë se 30 metra, përdoret edhe nga fermerë të kësaj zone për të çuar prodhimet e tyre bujqësore në treg, çka e kthen në domosdoshmeri ndërhyrjen.

/rtsh.al/