RTSH 24 Live

Sociale

‘‘Uji i Ftohë" në Tepelenë, ndalesa e preferuar e turistëve

13/08/2022

‘‘Uji i Ftohë" në Tepelenë, ndalesa e preferuar e turistëve

Duke pasur edhe statusin Monument Natyre, 'Uji i ftohtë" mbetet e vizituar në të 4 stinët. I ndodhur në aksin rrugor Tepelenë - Gjirokastër, "Uji i Ftohtë" në  Tepelenë është ndalesë kyç për të pushuar për të gjithë udhëtarët drejt jugut.

Udhëtarët shprehen se freskia dhe natyra e bukur është një argëtim me vete përgjatë udhëtimit të tyre .

"Uji i Ftohtë" është një zonë turistike 8 km në jug larg qytetit të Tepelenës. Kjo zonë marrë emrin "Uji i Ftohtë" sepse zona është e mbizotëruar nga burime natyrore-shkëmbore ku uji rrjedh gjithmonë i ftohtë dhe i pastër.

Ndërkohë përgjatë sipërfaqes së parkut natyror hasen edhe gjallesa dhe kafshë të ndryshme tipike për këtë zonë.

"Uji i Ftohtë" në Tepelenë ka vlera shkencore (hidrologjike, gjeomorfologjive), estetike e turistike.

/rtsh/