RTSH 24 Live

Kronika

U kap me armë me vete pranë Selisë së PS, dënohet me 5 vite burg Vladimir Gjuta

07/04/2021

 U kap me armë me vete pranë Selisë së PS,  dënohet me 5 vite burg Vladimir Gjuta

Gjykata e Tiranës dënoi këtë të mërkurë me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i arrestuar me një armë me vete pranë Selisë së PS në muajin shkurt të vitit 2020.
Vladimir Gjuta u dënua për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Gjuta, një emër jo pak i njohur për autoritetet policore, u konstatua pranë selisë së Partisë Socialiste nga Garda e Republikës e më pas u ndalua nga forcat shqiponja.
Në momentin e ndalimit ai mbante një armë zjarri dhe me një sasi të konsiderueshme parash në çantë.
41-vjeçari Gjuta njihet si person me precedent penal, ndaj edhe truprojat e Gardës e ndaluan, pasi në momentin kur ai ishte pranë selisë së PS-së, kryeministri i vendit ishte duke realizuar një takim aty, ku për shkaqe sigurie atij iu ndërrua edhe automjeti.
Më herët Gjykata e Tiranës dha për Gjutën vendimin për mjekim të detyruar në psikiatri ndërsa u la në detyrim paraqitje.