RTSH 24 Live

Kuriozitete

 “Toka e Zjarrit” në Azerbajxhan, vendi ku flakët vijojnë të djegin prej 4 mijë vitesh

03/12/2022

 “Toka e Zjarrit” në Azerbajxhan, vendi ku flakët vijojnë të djegin prej 4 mijë vitesh

Në “Yanar Dag”, që do të thotë "mali i djegur", në gadishullin Absheron të Azerbajxhanit, zjarri vijon të djegë pa u shuar asnjëherë që prej 4000 vitesh. Mund të duket e çuditshme, por flakët nuk janë shuar as nga reshjet e shiut apo të dëborës. Kjo ndodh për shkak të rezervave të shumta të gazit natyror të vendit, të cilat ndonjëherë rrjedhin në sipërfaqe. “Yanar Dag” është një nga disa zjarre që ndodhin spontanisht në Azerbajxhan dhe që ka magjepsur dhe frikësuar udhëtarët në gjatë mijëvjeçarëve.

Eksploruesi venecian Marco Polo shkroi për fenomenet misterioze kur kaloi nëpër vend në shekullin e 13-të. Tregtarë të tjerë të Rrugës së Mëndafshit përcollën lajme për flakët ndërsa udhëtonin në vende të tjera. Kjo është arsyeja pse vendi e fitoi emrin "toka e zjarrit".

Zjarret e tilla dikur ishin të shumta në Azerbajxhan, por për shkak se ato çuan në një ulje të presionit të gazit nën tokë, shumica janë shuar. “Yanar Dag” është një nga shembujt e paktë të mbetur dhe ndoshta më mbresëlënës./ CNN

/rtsh.al/