RTSH 24 Live

Aktualitet

Tiranë, të shtëna me armë zjarri te ish- Parku i Autobusëve, plagosen 2 të rinj

13/10/2021

 Tiranë, të shtëna me armë zjarri te ish- Parku i Autobusëve, plagosen 2 të rinj

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, ku dyshohet dy të plagosur. Policia njofton se njëri prej tyre është plagosur në këmbë, ndërsa për personin tjetër ende nuk ka të dhëna. Rrethanat si ka ndodhur ngjarja është ende e paqartë. Policia sakaq ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit. 

"Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.'- njofton policia.