RTSH 24 Live

Politikë

“Tirana e 1980 dhe e 2021"/ Veliaj i drejtohet sërish Metës: Pa sens ta ngatërrosh me Kabulin! Në këtë kryeqytet u bëre President

12/08/2022

“Tirana e 1980 dhe e 2021"/ Veliaj i drejtohet sërish Metës: Pa sens ta ngatërrosh me Kabulin! Në këtë kryeqytet u bëre President

Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë inspektimit të shkollës së re “Bashkim Fino” në njësinë nr.2 në Tiranë ka komentuar sërish foton e publikuar nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ku bënte krahasimin e Tiranës së 1980-ës me atë të 2021.

Më 11 gusht, Veliaj deklaroi se fotoja nuk ka asnjë lidhje me kryeqytetin e vitit 2021, ndërsa sot (12 gusht) kryebashkiaku theksoi se është pa sens të ngatërrosh Tiranën me Kabulin.

Duke iu drejtuar Metës, Veliaj e cilësoi si racizëm faktin që Tirana të mbyt, kur ky kryeqytet e bëri Kryeministër dhe President.

“Kanë nga ata që e quajnë veten çuna të pazarit dhe e kanë nostalgji për Tiranën e fuksave dhe ngatërrojnë Tiranën me Kabulin. Por realiteti është ky, që siç erdhën këta nga qytete të tjera e ndërtuan jetën në Tiranë ku lindëm ne të dy, kështu do ofrohet dhe jeta në tiranë për këta studentë që janë këtu, 9 nga 10 do rrinë në Tiranë, s’do kthehen në qytete  tjera.

Është pa sens ta ngatërrosh Tiranën me Kabulin, kur ke hallin e ish sigurimit, por është racizëm të thuash që kjo Tiranë po na mbyt, kur vetë je histori suksesi në këtë Tiranë, u bëre Kryeministër, President. U hap për ty Tirana, u hap për të tjerët”, tha Veliaj.

/rtsh.al/