Në Sheshin Skënderbej në Tiranë është hapur Panairi “Tirana Agro”.
Mbi 250 fermerë dhe subjekte të ndryshme me një larmishmëri gjeografike nga të katër anët e vendit kanë ekspozuar produktet.
Panairi u dedikohet promovimit të shërbimeve dhe produkteve autoktone shqiptare, për të nxitur konsumatorët drejt prodhimeve vendase.
“Ju ftojmë të shijoni ‘Made in Albania’ deri më 24 shtator. Panairi “Tirana Agro”, tashmë një traditë në kryeqytet”, shkruan me këtë rast në rrjetet sociale kryeministri shqiptar Edi Rama.
/ rtsh.al /