RTSH 24 Live

Aktualitet

"The Times" artikull dedikuar Shqipërisë, Rama: 90 mijë vizitorë nga Britania brenda 7 muajsh

13/08/2022

"The Times" artikull dedikuar Shqipërisë, Rama: 90 mijë vizitorë nga Britania brenda 7 muajsh

Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar artikullin e “The Times” dedikuar Shqipërisë, ka deklaruar se 90 mijë persona nga Britania e Madhe kanë mbërritur në vendin tonë deri në muajin korrik, nga 36 mijë që janë shënuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Nga 3️6 ️mijë turistë britanikë deri në korrikun e vitit të kaluar, 9️0 mijë kanë qenë vizitorët nga Britania e Madhe në Shqipëri këta shtatë muaj, falë edhe shtimit të konsiderueshëm edhe të udhëtimeve me linja direkte

E mirënjohura britanike 🇬🇧 “The Times” ia dedikon Shqipërisë këtë artikull, me përshkrimin e plazheve, ushqimit dhe qyteteve në UNESCO, që promovohen çdo ditë në rrjetet sociale duke përhapur fjalën e mirë që përkthehet në më shumë turistë, të ardhura, ekonomi”, shkruan Rama.

/rtsh.al/