RTSH 24 Live

Televizion

"The Miss Globe 2021" vazhdon turin nëpër Shqipëri

30/10/2021

"The Miss Globe 2021" vazhdon turin nëpër Shqipëri

"The Miss Globe 2021" vazhdon turin nëpër zonat më të bukura të Shqipërisë. Duke shijuar edhe ato njëkohësisht rrugët e tyre. E këto ditë ka qenë qyteti UNESCO i Beratit dhe perla e Rivierës shqiptare, Vlora. 
Në qytetin e një mbi një dritareve bukuroshet u pritën nga kryebashkiaku i Beratit, Ervin Dema, më pas vizituan shtëpitë e bardha të zonës muzeale, duke filluar nga kalaja ku u zhvillua edhe gjysmëfinalja e parë e Talent Show në skenën e ngritur nga bashkia e Beratit në muret e kalasë së Beratit. 
Në ditën e dytë të qëndrimit në Berat ato patën surprizën më të madhe të fluturimit në qiellin e Beratit, duke u hedhur nga lartësitë e kodrës së Trobonikut me pilotët e arenautikës shqiptare. E duke i dhënë një pamje magjepsëse qiellit të Beratit dhe lagjeve Mangalem dhe Goricë. Turi vijoi më pas në malin e Tomorrit, destinacion që u prek për herë të parë në 18 vite organizim të këtij eventi, e në një agro-turizëm të jashtëzakonshëm  që ofron perla e Tomorrit ato shijuan gastronominë bio nga të zotët e shtëpisë. Udhëtuan në pikat më piktoreske të malit të Tomorrit, në pyjet me ahe dhe gurët e bardhë, për t'u ngjitur deri te teqeja e Abaz Aliu në lartësinë mbi 2416 metra. 
Pas Beratit, Vlora me bukuritë e saj spektakolare, të para nga Bay Passi ri i saj për të parë edhe investimet e reja që bëhen në Shqipëri. Edhe një vizitë në zonën e lagjes muzeale Muradie në Vlorë. Për t'u pasuar nga një mbrëmje që u mbyll me finalen e dytë të Talent Show në teatrin 'Petro Marko'. Por edhe vizitë në parkun arkeologjik të Amantias ku mikpritja u bë me këngë labe nga grupi polifonik i Selenicës...Në pritje të të tjera aktiviteteve deri në finalen e madhe të 5 nëntorit...