RTSH 24 Live

Aktualitet

"Tempulli" dhe "Sundimi i Ligjit"/ Sekuestrohen 10 kg kanabis në Mirditë, arrestohet një 41-vjeçar

20/11/2023

"Tempulli" dhe "Sundimi i Ligjit"/ Sekuestrohen 10 kg kanabis në Mirditë, arrestohet një 41-vjeçar

Policia e Mirditës ka sekuestruar 10 kg kanabis, të cilat ishin groposur në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Simon, dhe që iu përkiste dy kushërinjve të arrestuar më 1 nëntor.

Po ashtu, policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar që kishte fshehur në territorin përreth banesës, kallashnikovin dhe 2 karikatorë me fishekë.

U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Ç., 41 vjeç, pasi në territorin përreth banesës së këtij shtetasi, në fshatin Simon, Mirditë, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov dhe 2 karikatorë me fishekë luftarak, që posedoheshin nga ky shtetas, pa leje;

U sekuestruan 10 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, sasi e cila u gjet e groposur në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Simon, Mirditë. Nga hetimet rezultoi se kjo lëndë narkotike iu përkiste shtetasve K. Ç. dhe P. Ç. (kushërinj), të arrestuar nga Policia, me datë 01.11.2023, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, si bashkëposedues të 4.3 kilogramëve lënde narkotike cannabis sativa, sasi e cila u sekuestrua nga Policia, ditën e zhvillimit të megaoperacionit”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/