RTSH 24 Live

Kosova

“Sulmohet” me miell ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati

03/09/2022

“Sulmohet” me miell ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati

“Sulmohet” me miell ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati. Reagimi vjen si pasojë e një vendimi të ministrit Murati, për të mos kaluar pagat e muajit gusht për nëpunësit në sistemin arsimor dhe nëpunës civilë në institucionet lokale dhe qendrore, për shkak të një greve që ata po zhvillojnë.

Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve është marrja e pagesës prej 100 eurosh, si ndihmë për rritjen e përgjithshme të çmimeve, por paketa e miratuar nga qeveria përfshin vetëm pensionistët. Video e sulmit është bërë publike në FB nga kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, i cili shkruan: U ka shpallur luftë punëtorëve. 

Edhe presidentja Vjosa Osmani, ka tentuar të ndërmjetësojë mes SBASHK-ut dhe Qeverisë për grevën. Ajo tha se Qeveria sot bëri një hap me ndihmën prej 50 eurosh. Osmani, në një konferencë për mediat, ka kërkuar nga sindikatat që ta shqyrtojnë këtë pako ndihmwse, ndërsa thotë se zgjidhja afatgjate do të jetë kur të miratohet projektligji për pagat.

“Sot me prezentimin e pakos ekonomkik, Qeveria ka bërë një hap të rëndësisshëm për zgjedhjen e kësaj zgjidhjeje, tani është koha që sindikatat ta tregojnë një vullnet të mirë, që mësimdhënësit t’i hapin shkollat të hënën në mënyrë që të krijohet një atmosferë krejtësisht e re, ku të gjitha palët ulen dhe i i tregojnë kërkesat e tyre”, tha ajo.

/rtsh.al/