RTSH 24 Live

Sociale

Shtohen problemet e lëkurës gjatë verës, dermatologia: Shmangni ambjente të mbyllura

10/08/2024

 Shtohen problemet e lëkurës gjatë verës, dermatologia: Shmangni ambjente të mbyllura

Stina e verës sjell shtimin e problemeve të lëkurës. Pranë poliklinikës së qytetit kryhen mesatarisht deri në 60 vizita në ditë bën të ditur mjekja dermatologe Laura Hyska.

Ajo thotë se problemet e lëkurës kanë qenë nga më të ndryshmet, si infeksionet apo alergjitë dhe kanë prekur çdo grupmoshë.

"Infeksionet e lëkurës janë kryesisht me origjinë bakteriale, mykotike, virusale", tha mjekja.

Mjekja këshillon qytetarët që në kushte të tilla, të tregojnë më tepër kujdes sa i takon higjienës.

“Kryesisht në plazh, të evitojnë kolektivat, të frekuentojnë ambientet e hapura që të jenë sa më të pastra ambjentet ku rrinë në mënyrë që mos të ketë përhapje të infeksioneve”, shtoi mjekja dermatologe.

Për shkak të ekspozimit të gjatë në diell, kjo periudhë sjell dhe përkeqësim të disa prej sëmundjeve kronike të lëkurës.

Gazetare: G. Sali

/rtsh.al/