RTSH 24 Live

Kronika

"Shqipëria tokë e bekuar"/ Rama: Do vijnë turistë me shumë para

16/04/2021

"Shqipëria tokë e bekuar"/ Rama: Do vijnë turistë me shumë para

Nga Berati ku po zhvillon takimin electoral të radhës, kryeministri Edi Rama foli për investimet e qeverisë, të cilat priten të kenë impakt të fuqishëm në turizëm. Zoti Rama tha se me ndërtimin e katër porteve, në Shqipëri pritet të vijnë një kategori tjetër e turistëve, ajo e turistëve të pasur.

“Pas këtij moment kaq të bukur më duhet të shkoj në Durrës. Porti i Durrësit nuk është ëndërr. Së shpejti nis kantieri i punimeve. Ai port, bashkë me portin turistik të Vlorës dhe portin turistik të Sarandës dhe atë të Shëngjinit, janë katër porta të reja nga deti që do të sjellin turistë. Por turistë të një kategorie tjetër. Turistë të kamur dhe me shumë para. Turistë që konsumojnë shumë. Turistë që do të duan të rikthehen. E gjitha kjo do të bëjë që ekonomia e njerëzve, të ndryshojë.”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se Shqipëria është një tokë e bekuar, e “pikturuar nga Zoti ditën që e kishte pushim, por është shkatërruar nga pushtetarët.

“Shqipëria është e bekuar nga të katërta anët. Shqipërinë duket se Zoti e bëri ditën e diel, kur e kishte pushim. Shqipërinë e ka penguar mbrapshtia e robit.”, tha Rama.