RTSH 24 Live

Politikë

“Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet”, Xhaçka: Optimistë që BE do t’i qëndrojë fjalës së saj!

21/01/2021

“Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet”, Xhaçka: Optimistë që BE do t’i qëndrojë fjalës së saj!
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një video- konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, njofton ATSH. .

“Zhvillova një video- konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Mirënjohje ndaj Ambasadorit Soreca për punën e tij të mirë dhe për organizimin e mbledhjes, ku shkëmbyem pikëpamjet tona rreth këtij viti vendimtar për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Falënderova ambasadorët për gatishmërinë dhe vullnetin e tyre të mirë për një bashkëpunim të frytshëm”, tha Xhaçka.

Xhaçka shtoi se “e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në BE. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet”.

“Mbetemi optimistë që BE do t’i qëndrojë fjalës së saj duke arritur në një kompromis për kornizën negociuese dhe duke caktuar një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare gjatë 2021”, theksoi Xhaçka.