"Shqipëria buzëqesh", operacioni i vaksinimit të popullatës kundër covid 19 vazhdon me shpejtësi. Numri i të vaksinuarve i ka kaluar 871 mije persona. Shifra u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thotë po ashtu se në 24 orët e fundit janë kryer 8793 vaksinime. Procesi i vaksinimit në vend vijon me ritme mjaft të shpejta, ndërsa po ashtu çdo javë mbërrijnë doza vaksinash, duke e çuar totalin në 956,250 doza. Autoritetet thonë se deri në fund të qershorit numri i të vaksinuarve do t'i kalojë 1 milion.
Lajmet kryesore
48 min para