RTSH 24 Live

Kronika

"Shpëtojeni nga çmendina"/ Rama në Skrapar: Do ngrija dolli për Metën, kam ngrënë bukë me të, por...

16/04/2021

"Shpëtojeni nga çmendina"/ Rama në Skrapar: Do ngrija dolli për Metën, kam ngrënë bukë me të, por...

Në vijim të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama ishte në Skrapar, ku nuk mungoi ironia ndaj Presidentit Ilir Meta. Ai tha se do ngrinte një dolli për shëndetin e Ilir Metës dhe u bëri thirrje qytetarëve ta shpëtojnë që "mos të përfundojnë në çmendinën e Vlorës".

“Këtu nuk na mungon asgjë, përveç bashkimit dhe ecjes përpara. Do doja të flisnim më gjatë, por, sikur të kisha një gotë rakie këtu, do e ngrija një dolli për shëndetin e Ilir Metës, dhe të familjes së tij. Kam ngrënë bukë me ta, nuk dua t’i shoh keq. Dollinë e dytë do e ngrija për votën në 25 prill të Skraparit dhe Vlorës që t’i thonë Ilirit  boll tani zbrit nga maja se na turpërove. Unë jam gati të bashkëpunoj me Bashën e PD, me kushtin që të ndahet nga Meta e Berisha, por dua që pas 25 prillit të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve. Do më duhet shumë punë, por është e rëndësishme që ne të bëjmë çmos që politika mos t’i shqetësojë kaq shumë njerëzit, nënat e gjyshet e këtij vendi. Kur u dalin në televizor ajo dyndje burrash që flasin për politikë. Shqipërinë ta bëjmë kampione të Ballkanit në turizëm e kudo, është e mundur. Do kthehem sërish këtu, bashkë me Nasipin, dhe me baba Takun. Sigurisht s’kemi ku shkojmë pa Baba Takun. Me Blendin patjetër, por amanet shokun tim, dhe djalin e vëllain tuaj, Ilir Metën. Është rasti i fundit për ta shpëtuar dhe për ta kthyer nga Vlora në Tiranë dhe për mos e lënë që mos të përfundojë në çmendinën e Vlorës,” tha Rama.