RTSH 24 Live

Aktualitet

“Së bashku ndërtojmë të ardhmen” tryezë për decentralizimit të pushtetit vendor 2023 - 2030 në Elbasan

30/06/2022

“Së bashku ndërtojmë të ardhmen”  tryezë për decentralizimit të pushtetit vendor 2023 - 2030 në Elbasan

"Së bashku ndërtojmë të ardhmen”, është tema e tryezës rajonale me bashkitë e qarkut Elbasan për të diskutuar strategjinë e re të decentralizimit të pushtetit vendor 2023 – 2030. Është takimi i parë i cili organizohet pas Konferencës për Decentralizim dhe Performancën e Qeverisjes vendore, ku kryeministri Edi Rama, zhvilloi pak ditë më parë me kryetarët e bashkive në vend.

Gjatë takimit të fundit që u krye për decentralizimin, një nga problematikat e diskutuara ishte zgjidhja e problematikave që Bashkitë kanë me pushtetin vendor, më kryesorja është ajo e pronës, e tokës, ku sipas kryebashkiakut Gledian Llatja  “qeverisja vendore të heqë dorë nga toka e papërcaktuar dhe t’i kalojë pushtetit lokal, si edhe problematika të tjera që kanë lidhje me delegimin e kompetencave pushtetit vendor, ku një pjesë e madhe të këtyre kompetencave vjen vetëm buxhet për pagat.

Shoqata për Autonomi Vendore ka kërkuar që pushteti lokal të ketë një zë të fuqishëm që në procesin e draftimit, në mënyrë që këto problematika të adresohen në strategjinë e re të decentralizimit të pushtetit vendor 2023 - 2030.

/rtsh/