Erik Lloshi ishte i ftuari i Ermalit në 'Më prit në fundjavë', ku tregoi se sa shumë impenjim e investim ka marrë klipi i tij 'Vajzë shqiptare'. Këngëtari e konsideroi si një nga projektet e tij më të rëndësishme duke theksuar se edhe shumat monetare për realizimin kanë qenë të larta.
Teksa Ermali e pyeti se si kanë qenë reagimet ndaj këngës ai tregoi zhgënjimin nga mosmbështetja e disa prej emrave të muzikës shqiptare.
'Unë nuk kam hyrë me këtë këngë për të fituar vetëm lekë, e kam bërë edhe për kënaqësi. E di ku është e keqja kur ta lënë mesazhin “seen” dhe të shpërfillin. E kush? Ata që i kam suportuar pafund: Fifi, Ylli Limani dhe Luiz Ejlli. Luizi se ka parë fare, këta të dy po'.
Ermali ndërhyn duke i thënë se ndoshta Fifi dhe Ylli Limani kanë qenë të zënë kur ai i ka shkruajtur apo se mos ndoshta kënga e tij e re nuk u ka pëlyqer.
Mos duhet të mendoj këto arsye Eriku për mospërgjigjet e tyre?
'S'ka lidhje dhe unë jam shumë i impenjuar, s'është punë inati. Edhe unë kam punë. Bota rrotullohet, mos ta harrojnë. Ata s’kanë arsye, kanë menduar se Eriku s’u hyn më në punë. Ylli Limanin e kam mbajtur afër që kur ishte te ‘Cest la vie’, kur nuk njihej akoma. Nesër do vij një i ri që do na thyej hundën, do isha shumë i lumtur të më thonin Erik s’më pëlqen kënga. Nuk pres ta shpërndajnë këngën me patjetër, s'është detyrim, është respekt, më kthe përgjigje. Kaq. Është njerëzore. S‘e bëj për vëmendje, është njerëzore' - përfundoi Eriku.
Duke folur për 'Vajzë shqiptare' ai shtoi se promovimi nuk ka përfunduar ende dhe se shumë supriza priten të vijnë për këtë material muzikor.
/rtsh.al/