RTSH 24 Live

Politikë

“Rusia po hedh bazat për të aneksuar territorin ukrainas”, paralajmëron Ambasada Amerikane: Do përgjigjemi me shpejtësi

06/08/2022

“Rusia po hedh bazat për të aneksuar territorin ukrainas”, paralajmëron Ambasada Amerikane: Do përgjigjemi me shpejtësi

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se Rusia po hedh bazat për të aneksuar territorin ukrainas që po pushton. Me këtë lëvizje të Rusisë, thekson Ambasada Amerikane, po shkelet drejtpërdrejtë sovraniteti i Ukrainës. SHBA ka paralajmëruar se nëse Rusia vijon me planin e aneksimit, do të përgjigjen me shpejtësi dhe ashpërsi.

“Ne e dimë lëvizjen e radhës të Rusisë. Rusia po hedh bazat për të aneksuar territorin ukrainas që po pushton, duke shkelur drejtpërdrejt sovranitetin e Ukrainës. Nëse Rusia vazhdon me planet e saj të aneksimit, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me shpejtësi dhe ashpërsi në një hap me aleatët dhe partnerët tanë”, thotë ambasada amerikane.

/rtsh.al/