RTSH 24 Live

Kronika

Rrëzohen ankimimet e PD-LSI, Kolegji Zgjedhor vulos rezultatin edhe për Beratin

04/06/2021

 Rrëzohen ankimimet e PD-LSI, Kolegji Zgjedhor vulos rezultatin edhe për Beratin

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimet e PD-LSI për qarkun e Beratit që kërkonin pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në këtë qark me arsyetimin se ishin të pabazuara në prova dhe në ligj.
LSI pretendonte mandatin e saj të parë në Berat pasi diferenca me PS ishte 77 vota. Më 21 maj KAS hapi 114 kuti në këtë qark, por nga rinumërimi diferenca mes PS dhe LSI u ngushtua vetëm me 58 vota dhe kërkesa për përsëritje të zgjedhjeve u rrëzua.
Më herët Kolegji rrëzoi pretendimet e opozitës për rezultatin e 25 prillit për Gjirokastrën dhe Vlorën.
Sakaq në 9 qershor në Kolegj Zgjedhor do të shqyrtohet qarku i Durrësit në orën 14:00 dhe më datë 10 qershor do të shqyrtohet qarku i Shkodrës në orën 11:00.