RTSH 24 Live

Kulturë

"Rikthimi i Paganinit" rikthen në Tiranë koreografin me famë botërore Patrick de Bana

18/03/2023

"Rikthimi i Paganinit" rikthen në Tiranë koreografin me famë botërore Patrick de Bana

"Rikthimi i Paganinit", quhet  vepra që ka sjellë për herë të dytë në Tiranë  koreografin nigeriano-gjerman me famë botërore, Patrick de Bana. Ai do të jetë në krye të nxënësve të Shkolles së Baletit, në shfaqjen premierë për publikun këtë të diel në orën 19 në TKOBAP. 

Pas studimeve në Hamburg, balerin i parë në teatrin e Lozanës, në teatrin kombëtar të Spanjës për afro 10 vite,  Patrick de Bana është në krye të kompanisë së tij, Nafas Dance Company me të cilën udhëton nëpër shumë vende të botës.

Ai ka kryer shumë masterklase dhe ka bashkëpunuar me yje të baletit botëror, ka marrë pjesë në gala ndërkombëtare të vallëzimit, por ndihet i befasisht i magjepsur veçanërisht nga Shqipëria. 

"Kam emocione të mëdha kur vij këtu, sepse zbulova një vend shumë të bukur, me njerëz shumë të bukur, me zemër shumë të bukur e kur bëhen shpirt e zemër bashkë, kjo është e mrekullueshme.  Kam udhëtuar në të gjithë botën, me shumë kompani baleti, por këtu në Tiranë ka diçka ndryshe, ka diçka shumë të veçantë, këtu ka shumë dashuri. Dua t’i them falemnderit ministres që i hap derën brezit të ri, dua t’i them falemnderit çdo balerini që më kuptoi dhe udhëtoi në trup e mendje me mua" tha Patrick de Bana për RTSH. 

 

/ rtsh.al /