RTSH 24 Live

Kulturë

“Ricchi e Poveri”, dhuron koncert në Vlorë, grupi mitik i muzikës italiane emocionon artdashësit me hitet e viteve 80‘

01/02/2023

“Ricchi e Poveri”, dhuron koncert në Vlorë, grupi mitik i muzikës italiane emocionon artdashësit me hitet e viteve 80‘

“Ricchi e Poveri”, grupi mitik i muzikës italiane ka dhuruar një mbrëmje të magjishme për artdashësit vlonjatë, në skenën e teatrit "Petro Marko". Artistët italianë Angela Brambati dhe Angelo Sotgiu, kanë performuar një repertor të përzgjedhur, këngë që konsiderohen si hitet e viteve 80’.

Një ngjarje të jashtëzakonshme kulturore dhe një nostalgji e rikthim në kulturën e muzikës italiane të viteve 80’, e kanë quajtur koncertin e “Ricchi e Poveri”, spektatorët e shumtë të pranishëm në këtë event muzikor, ku nuk munguan njerëz të artit dhe kulturës, si dhe autoritete  të pushtetit në Vlorë.

Ndërkohë artistët italianë janë nderuar nga kryebashkiaku i Vlorës  me titullin “Mirënjohje e Qytetit”, me motivacionin: “Për nderimin që i  bëhet  Vlorës me koncertin e tyre, për të gjitha mendimet e  lira që i kanë dhuruar Shqipërisë dhe Vlorës posacërisht si vendi më afër detit, për shijen e muzikës që ata kultivuan dhe për të gjithë nostalgjinë që përmes zërit të tyrë do të jetojmë gjithmonë!”

Artstët italianë Anxhela Brambati dhe Anxhelo Sogiu, në fund të koncertit  u treguan shumë falenderues dhe mirënjohës për pritjen e publikut vlonjat. Ata premtuan se do të rikthehen përsëri në Vlorë, edhe për pushime.

/rtsh/