RTSH 24 Live

Kuriozitete

‘Qyteti fantazmë’, banorët lëvizin përmes tuneleve nëntokësore për t’i shpëtuar të nxehtit

30/07/2022

‘Qyteti fantazmë’, banorët lëvizin përmes tuneleve nëntokësore për t’i shpëtuar të nxehtit

Houston një qytet në SHBA që ka mbi 2 milionë banorë në pamje të parë do ju duket si ‘qytet fantazmë’. Me ndërtesa të larta e  biznese përreth, por asnjë njeri në rrugë dhe shumë pak makina në lëvizje. Kjo është pamja e parë që kanë të gjithë turistët mbi Houston sapo të zbulojnë se nën të ndodhet një qytet i tërë nëntokësor përmes tuneleve që kanë nisur të ndërtohen që nga 1930.

Tunelet fillimisht u ndërtuar për t’i shpëtuar përmbytjeve nga ciklonet, por përgjatë viteve ata janë kthyer në një qytet për lëvizjen e njerëzve dhe lidhjen e tyre me ndërtesat, qendrat tregtare, bizneset dhe restorantet.

Këto tunele gjithashtu shërbejnë për banorët që t’i shpëtojnë temperaturave të larta që arrijnë deri në 36 gradë celsius.

Houston është një qytet që ka shumë shi ose shumë nxehtësi dhe këto tunele duket se janë parë si shpëtimi për banorët.

“Është përrallore të kesh tunelin, i lejon njerëzit të komunikojnë midis ndërtesave, për ushqimin, për dhuratat, për çdo gjë që u nevojitet, sepse nëse kaloni nëpër tunele, keni gjithçka që ju nevojitet", tha një historiane.

/rtsh.al/