RTSH 24 Live

Politikë

"Pronari i skafit që vrau 7-vjeçaren një nga çunat e Londrës", Berisha thirrje Ramës: Shkarko dy ministrat përgjegjës

05/08/2022

"Pronari i skafit që vrau 7-vjeçaren një nga çunat e Londrës", Berisha thirrje Ramës: Shkarko dy ministrat përgjegjës

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha në një konferencë për media i është kundërpërgjigjur Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi që sipas tij është anëtar i një shoqatë të mbushur me rafikantë dhe kontrabandistë. Berisha ka kërkuar shkarkimin e Çuçit dhe Ministres Mirela Kumbaro. Më tej, Berisha ka nxjerrë dhe emrin e pronarit të gomones që përplasi 7-vjeçaren e që drejtohej nga Tase. Berisha tha se pronar është Adhurim Kushi, nja nga çunat e Taulant Ballës në Londër.

"Falënderoj të gjithë qytetarët që vetorganizuan një proteste qytetare të madhe, për një çështje thellësisht tronditëse për shoqërinë shqiptare dhe për çdo vend, po të kishte ndodhur. Të dhënat që dalin rreth këtij problem, gjithçka flasin për një krim të mirëfilltë shtetëror.

Skafi ishte me të gjitha ligjet i ndaluar të përdorej aty ku u ndodh. Skafisti ishte i palicencuar për përdorimin e skafit. Skafi ishte pronar i Adhurim Kushit, një nga çunat e Taulant Ballës në Londër, pra e kuptoni vetë origjinën e skafit. Adhurim Kushi punon akoma në Britani dhe blen skaf. Arjan Tase u rikthye në punë dhe është me origjinë nga Përmeti. U rikthyer në detyrë nga dy ministrat, nga Bledi Veltari dhe ministrja Kumbaro. Arjan Tase nuk plotësonte asnjë kusht për rikthimin e tij në detyrë përveç lidhjeve të forta që kishte me të dy ministrat. Të dhëna të tjera janë shumë tronditëse, ministri i Brendshëm, apo ministri i familjes siç e quajnë rëndon rezulton të jetë anëtari i një shoqate të mbushur me trafikantë dhe kontrabandistë për të cilën mediat kanë nxjerrë emrat dhe dhënë faktet.

Bën një status e fillon dhe mbaron me Berishën por nuk gjen dot ashpërsinë për t’i dërguar një ngushëllim familjes që humbi fëmijën për shkak të këtij soj ministri, për të cilin nuk ekziston ligj dhe as moral. Janë bërë përpjekje të mëdha për të fshehur gjurmë të krimit, jo vetëm autori tentoi të largohet, por janë zhdukur kamerat që regjistruar skenën e  krimit. Persona kriminel njësoj si Arjan Tase, menjëherë kanë marrë kamerat dhe i kanë zhdukur ato. Por këtu ka dëshmitarë dhe ju keni lexuar dëshmitë. Unë i kërkoj Ramës të shkarkojë, dy ministrat përgjegjës për fatkeqësinë që ndodhi në Potam. Ky është hapi më minimal, qytetarët janë të revoltuar. Rama nuk mund ta kapërcejë me halucinacione , vampirë, mediatike dhe politikë. Rama me mbrojtjen që i bën krimit, meriton një revoltë të madhe popullore. Rama në vend të një ndjese qindra herë para shqiptarëve u deklaron se kemi sezonin më të përsosur turistik", tha Berisha.

/rtsh.al/