RTSH 24 Live

Kosova

Prokurorja e Hagës Boliç: Pretendimet e ish-krerëve të UÇK-së janë të pabaza

24/02/2021

 Prokurorja e Hagës Boliç: Pretendimet e ish-krerëve të UÇK-së janë të pabaza

Gjykata speciale mbajti këtë të mërkurë seancën gjyqësore të radhës për ish-krerët e UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. 
Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kanë deklaruar se Prokuroria duhet t'u japë më shumë kohë që të bëjnë gati dokumentet e mbrojtjes. Ata gjithashtu kanë thënë se edhe pandemia ka vështirësuar edhe më shumë punën.
Ndërkohë që prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, Valeria Boliç, e ka quajtur mbrojtjen e ish-Krerëve të UÇK-së, si pa bazë. Në fjalën e saj Boliçi tha se të gjitha materialet duhet të jenë të kategorizuara sipas fushës së meta-datave. Ajo gjithashtu ka thënë se e ka bërë listën gati të numrit të dëshmitarëve që do të thirren për të dëshmuar.
Boliç tha se Dosja e çështjes së Gucatit dhe Haradinajt do të jetë gati në Prill. Ajo tha se po presin që të bëjnë gati të gjithë Dosjen me të gjitha provat e duhura.