RTSH 24 Live

Ekonomi

“Programim”, ministria e Financave publikon degët që do të mbështesë financiarisht për vitin 2023

23/01/2023

“Programim”, ministria e Financave publikon degët që do të mbështesë financiarisht për vitin 2023

Ministria e Financave dhe e Ekonomisë do të mbështesë financiarisht në fushën “Programim” shumë degë duke filluar nga kodimi, programimi kompjuterik, zhvillimi i aplikacioneve, robotika, elektronika etj.

Kjo mbështetje financiare do të jetë përgjatë gjithë vitit 2023, dhe mbështetet në vendimin e qeverisë për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të formimit profesional nëpërmjet mbështetjes financiare të ofruar, sipas procedurave të konkurrimit, për kurset e formimit profesional të organizuara nga institucionet e formimit profesional, publike apo private.

Mbështetur në vendimin e mësipërm, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka udhëzuar për mbështetje financiare për vitin 2023, për programet e formimit profesional në fushën “Programim”.

“Në fushën “Programim” përfshihen: kodimi, programimi kompjuterik, zhvillimi i aplikacioneve, robotika, elektronika, shkenca e të dhënave, siguria kibernetike, inteligjenca artificiale, testimi i softëare-ve, dizajni i softëare-ve, dizajni i faqeve ëeb, dizajni i përvojës së përdoruesit, dizajni i ndërfaqes së përdoruesit, mësimi makinerik/ automatik, realiteti i shtuar, realiteti virtual ose algoritmet kompjuterike apo fusha të ngjashme të tjera. Fondet për zbatimin e këtij programi për vitin 2023 të mbulohen nga fondet e lira të programit të nxitjes së punësimit.”- thuhet në vendim.

Fusha “Programim”, degët që përfitojnë mbështetje financiare:

  1. Kodimi
  2. Programimi kompjuterik
  3. Zhvillimi i aplikacioneve
  4. Robotika
  5. Elektronika
  6. Shkenca e të dhënave
  7. Siguria kibernetike
  8. Inteligjenca artificiale
  9. Testimi i software-ve
  10. Dizajni i software-ve
  11. Dizajni i faqeve web
  12. Dizajni i përvojës së përdoruesit
  13. Dizajni i ndërfaqes së përdoruesit
  14. Mësimi makinerik/ automatik
  15. Realiteti i shtuar
  16. Realiteti virtual ose algoritmet kompjuterike apo fusha të ngjashme të tjera

/rtsh.al/a.meta