RTSH 24 Live

Teknologji

Prezantohet Alpha Tauri

20/02/2021

 Prezantohet Alpha Tauri

Skuderia italiane, Alpha Tauri është gati për sezonin e ri të Formula 1. Ekipi me bazë në Faenza ka zbuluar këtë të premte makinën që do përdoret në këtë sezon nga dy pilotët e saj, japonezi Yuki Tsunoda dhePierre Gasly.

E pagëzuar me emrin ATO2 dhe me motor Honda, skuderia italiane bëhet e dyta pas McLaren që zbulon njëvendëshen që do garojë në Formula 1. Makina e re është një evolucion i makinës së vitit të kaluar. Ndryshime të mëdha ka pasur në hundë dhe pezullim, ndërsa makina është ripunuar pak nga sezoni i kaluar me ngjyrën blu që mbizotëron në gjithë trupin e saj. Drejtori teknik Jody Egginton pranoi se shasia është pjesë e sezonit të shkuar, me paketën e përgjithshme që ka pësuar shumë përmirësime. Në sezonin e ri, Alpha Tauri synon vendet e larta në klasifikim.

Vitin e kaluar, Gasly ngjiti në shkallën më të lartë të podit makinën italiane që e mbylli kampionatin në vendin e shtatë.