RTSH 24 Live

Botë

Peskov: Në planin e Kinës për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës ka pika të pazbatueshme

01/04/2023

 Peskov: Në planin e Kinës për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës ka pika të pazbatueshme

Plani i Kinës për pqen mes Ukrainës dhe Rusisë, është studiuar mirë nga Moska zyrtare, por sipas saj ka disa pika në këtë plan që nuk mund të zbatohen kurrë. 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se disa pika në planin e Kinës lidhur me zgjidhjen e çështjes së Ukrainës nuk janë të zbatueshme për shkak të pozicionit të palës ukrainase. 

Në kryeqytetin Moskë, Peskov bëri deklarata për gazetarët lidhur me çështjen e Ukrainës. Në përgjigje të një pyetjeje lidhur me planin e Kinës për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës, Peskov theksoi që ky plan nuk është ndërprerë, por që disa nene të tij janë të pazbatueshme. "Këtu janë disa nene që nuk janë të zbatueshme për faktin se është e pamundur që të dilet jashtë fjalës së komandantëve dhe drejtuesve të palës ukrainase. Këta komandantë nuk ndodhen në Kiev dhe këmbëngulin për vazhdimin e luftës", deklaroi Peskov. 

Duke vlerësuar edhe idenë e Bashkimit Evropian (BE) për të dërguar "forcat e tij paqeruajtëse" në Ukrainë, Peskov vuri theksin se kjo është e "rrezikshme" dhe tha më tej: "Forca të tilla në botë përdoren sipas rregullave me pëlqimin e të dy palëve. Në këtë situatë kjo është një çështje shumë e rrezikshme".

/ rtsh /