RTSH 24 Live

Ekonomi

#Përballë, Pasiguritë nga pandemia, Denaj : " Fonde buxhetore për vaksinimin edhe në 3 vitet e ardhshme" 

20/07/2021

#Përballë, Pasiguritë nga pandemia, Denaj : " Fonde buxhetore për vaksinimin edhe në 3 vitet e ardhshme" 

Pasiguritë mbi ecurinë e pandemisë në periudhën vjeshtë-dimër e kanë detyruar Ministrinë e Financave të përgatitet edhe për skenarin më negativ të mundshëm. Ministrja e financave Anila Denaj, e ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, tha se pandemia kushtëzon fonde buxhetore të paktën edhe për tre vitet e ardshme. 
"Ka, sepse nuk ka asnjë skenar që mund të plotësojë të gjithë situatat dhe parakushtet që mund të ndodhin në një vit. Mgjth ne skenarët më negativë nuk i publikojmë dhe aprovojmë. Ne flasim për skenarë të cilët në kushtet aktuale të aprovuara dhe me ligj dhe në parlament materializojnë nevojat dhe infrastrukturën qoftë shëndetësore dhe të informacionit që menaxhojmë sot. Ne sot menaxhojmë një informacion i cili lidhet me një pandemi që ka kufizimet e saj por do të vijojë të na kushtëzojë fonde buxhetore për vaksinim në të gjithë vitet që vijnë pas. Të paktën në dy tre vitet e ardhshme. Dhe ky rishikim i buxhetit afatmesëm sot është pranuar. Fondet buxhetore do të jenë aty për vaksinimin sa kohë vaksinimi është i nevojshëm." - tha Denaj në Përballë.