RTSH 24 Live

Politikë

“Për ata që dje isha tradhtari, sot jam heroi”, Kreshnik Çollaku “braktis” Bashën: Do vijoj të qëndroj në PD

15/06/2024

“Për ata që dje isha tradhtari, sot jam heroi”, Kreshnik Çollaku “braktis” Bashën: Do vijoj të qëndroj në PD

Kreshnik Çollaku është deputeti i dytë që ka bërë publike largimin e tij nga grupimi që mbështet Lulzim Bashës.

Në një status në rrjetet sociale, Çollaku ka bërë publike se pas marrjes së vulës nga Berisha me vendimin e Gjykatës së Apelit,, do të qëndrojë në PD.

Duke deklaruar se gjithmonë ka kërkuar bashkimin e demokratëve, deputeti demokrat shkruan se, që në fillim të konfliktit brenda PD, pavarësisht shkallës dhe formës së përkeqësimit të tij, pavarësisht bindjes dhe mbështetjes time ndaj njërës pale apo tjetrës, në çdo situatë, në çdo pozicion, në çdo kohe, kam kërkuar vetëm një gjë, Bashkim të demokratëve, kam bërë thirrje për të shmangur përçarjen e më keq, ndarjen e PD”.

Për këto qëndrime, shkruan Çollaku në kohë të ndryshme disa me quanin “hero, qendrestarë, demokratë i vërtetë, disa të tjerë “peng, i shitur, tradhtar”.

“Për ata që dje isha “tradhtari” sot jam “heroi”, dhe për ata qe dje isha “hero” sot jam “tradhtari. Në fakt unë nuk jam tradhtari por nuk jam as heroi, jam një 19 vjeçar i 1990 qe nuk dua te shoh te gjunjëzuar ne 2024 ,PD qe ne atë kohe themeluam me aq shprese. Sot ka një realitet te ri e te ndryshëm ne PD. Kontesti gjyqësor qe patëm dha një vërdat. Ne te gjithë patëm premtuar se do ta njohim e respektojmë. Unë jam nder ata qe dje, kam bere këtë premtim. Sot jam një njeri qe po i qëndroj fjalës se dhëne. Si çdo kohe dhe sot mendoj se PD për te qene fituese duhet te jete e Bashkuar. Mendoj po ashtu se sot PD është e ndare”, shkruan Çollaku.

 

 

/rtsh.al/