RTSH 24 Live

Rajon

"Open Balkan" në Beograd

24/11/2021

"Open Balkan" në Beograd

 

Në Beograd nis të mërkurën konferenca e radhës e “Open Balkan”. Mbledhja pritet të zhvillohet në parlamentin serb, ku do të marrin pjesë edhe i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak.

Sakaq, Kryeministri Edi Rama, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov do t’i bashkohen konferencës online.

Kjo nismë, për bashkëpunim rajonal u përkrahën edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe Gjermania. Kjo e fundit doli në një deklaratë ku kërkoi me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor. 

Nismës “Open Balkan” ende nuk po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për të ardhmen e rajonit.

Takimi i radhës pritet që të zhvillohet në muajin dhjetor në Tiranë për të deklaruar arritjet e deritanishme, ndërsa premtohet se pas një viti e gjysmë nuk do të ketë asnjë pengesë në kufijtë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.