RTSH 24 Live

Sociale

“Odat e Polifonisë” në edicionin e tretë, zërat e rinj të folklorit gjirokastrit në një koncert të përbashkët

12/06/2024

“Odat e Polifonisë” në edicionin e tretë, zërat e rinj të folklorit gjirokastrit në një koncert të përbashkët

Këngët dhe vallet folklorike të zonave etnografike të Gjirokastrës u sollën sot nga fëmijët e të rinjtë të cilët u bënë pjesë e eventit “Odat e Polifonisë”.

Ishin plot 7 grupe të organizuar në rang shkollash që me performancat e tyre na treguan se kanë arritur të trashëgojnë nga të parët tanë motivet më të bukura të folkut dhe traditave tona.

Artistët e vegjël popullorë punuan për tu paraqitur denjësisht nën drejtimin e mjeshtreve të polifonisë dhe folklorit.

Ky aktivitet që shënon edicionin e tretë organizohet nga Këshilli i Qarkut në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore me qëllim transmetimin e isopolifonisë tek fëmijët.

Në skenë u ngjitën fëmijë të moshave të ndryshme, duke nisur që nga 3-vjeçarët e deri te gjimnazistët.

Gazetare: Yllka Ponde

/rtsh.al/