RTSH 24 Live

Rajon

"Non paper” për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë! Rama dhe Varhelyi e mohojnë!

05/05/2021

"Non paper” për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë! Rama dhe Varhelyi e mohojnë!

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, kanë  komentuar rreth ashtuquajturit dokumenti “non paper” të botuar në disa media ballkanike, për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne duhet të ulim prodhimin e historisë dhe të rrisim prodhimin e ekonomisë. Mandati ynë i tretë do jetë i fokusuar në drejtim të uljes së historisë dhe historive që këtu në Shqipëri prej 30 vjetësh i prodhojmë me kapacitet të plotë, duke u marrë shumë energji njerëzve" tha zoti Rama. "Sa i përket Ballkanit, vizioni im dhe bindja ime është e shpallur Shengeni rajonal është rruga ku duhet të ecim përditë. Ndërkohë që diskutojmë në mënyrë civile mosdakordësitë tona. Mosdakordësitë nuk duhet të na pengojnë që të mbështesim rritjen e ekonomisë, mbështetjes sociale, dhe një baze për të ardhmen që do tu shërbejë fëmijëve të rajonit" shtoi zoti Rama
Kryeministri i Shqipërisë Vlerësoi se "Shengeni rajonal është një projekt i mbështetur nga BE. Ka kaq shumë mundësi që na takon ne ti shfrytëzojmë maksimalisht, është gjynah të humbasim kohë duke prodhuar historira që na çojnë asgjëkundi. Konfliktet jo produktive na kanë lënë mbrapa. Nuk duhet të ri-Ballkanizohemi ndërkohë që jemi në mes të rrugës me Ballkanizimit dhe Europianizimit. Ndërkohë që konfliktet duan kohën e tyre për tu zgjidhur. Jam dakord me Komisionerit që çdo përpjekje për të dhënë çelësa magjik që hapin dyert e të ardhmes me një të rënë të lapsit çon vetëm në atë që kemi parë në të shkuarën e Ballkanit dhe që nuk duhet të përsëritet kurrë" tha zoti Rama.
Nga aan e tij komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi e ka mohuar ekzistencën e dokumentit “non-paper”. Ai tha se dokumenti nuk ishte serioz pasi në të kundërt ndërkombëtarët do të ishin të shqetësuar. Ndryshimi i kufijëve në Ballkan çon vetëm një përfundim: luftë! theksoi zoti Varhelyi. "Është si një stinë ku tashmë po shikojmë që kanë lulëzuar dokumente të tilla që quhen Non-paper dhe pse jemi të bindur që asnjë nga këto nuk janë të vërteta. Po të ishin të vërteta, sigurisht që do të ishim të shqetësuar" tha zoti Varhelyi. "Kalojmë tek stina tjetër. Si do ta bëjmë stinën e Ballkanit dhe si do të marrim marrëveshje për konferencën e parë anti-qeveritare. Dhe si do të punojmë për aplikimin e metodologjisë së re për Serbinë dhe Malin e Zi. Dhe sesi do të vijojmë me dialogun mes Beogradit dhe Kosvës" tha komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi.